Sarah Berisha ka pësuar një incident së fundmi, teksa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram se dikush i ka përplasur makinën, kur ajo vetë nuk ka qenë prezente.
Megjithatë ajo cka ka tërhequr vëmendjen është gjesti i autorit të përplasjes, i cili ka lënë një shënim për influenceren.
Kështu, Sarah ka treguar shënimin që ka gjetur, ku tregonte se padashje i kishte “lënduar” makinën, duke i lënë numrin e kontaktit për të mbajtur përgjegjësinë.
Foton që ka ndarë në Instagram, Sarah e ka shoqëruar me shkrimin:
“Ka akoma njerëz të mirë”, duke e shoqëruar edhe me emojit përkatës të dashurisë dhe të mos “të rënit në sy”.