ShowBizzz

Sardi dhe Semi në një lidhje bashkë? Olta Gixhari i ngacmon hapur

Mbrëmja e sotme në programin e kërcimit “Dancing with the stars” erdhi ndryshe.

Konkurrentët garues do të duhet të performonin dy kërcime, e një prej tyre jo me balerinët përkatës, por me një nga miqtë e tyre jashtë programit.

Sardi kishte zgjedhur krah vetes këngëtaren Semi Jaupaj, gjë që shkaktoi pak zhurmë.

Kjo për faktin se pas premierës së filmit “5 Herë Jo” u përfol për një romancë të mundshme mes tyre, për faktin se u panë të kapur dorë për dorë.

Megjithatë Olta gjeti rastin të provokonte duke thënë se mes dy miqsh nuk ka kaq shumë kimi, të cilën dyshja e treguan me performancën e tyre. Përgjigja e Semit ishte se ata në fakt do të vijnë me projekte të reja në muzikë.

Olta: Më pëlqen shumë që e nisëm me këtë kërcim miqsh, që vetëm kërcim miqsh nuk mu duk. Tani ma sqaroni pak këtë, shkoni në premierë përdore, vini këtu, keni një kimi të paparë bashkë. Se di unë me shokët e mi nuk kam këtë marrëdhënie. Më tregoni pak ju lutem

Semi: Kemi disa projekte bashkë, në lidhje me muzikën



lokimagazine