Magazine

Sarkozy do të publikojë libër për 20 ditët e qëndrimit në burg

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të publikojë në muajin e ardhshëm librin “Ditari i një të Burgosuri”, ku rrëfen 20 ditët e tij në burgun La Santé. Libri, 216 faqe, del në shitje më 10 dhjetor.

Sarkozy, i cili qëndroi i izoluar nga të burgosurit e tjerë, ka shkruar në X se në burg “zëri është i pandërprerë” dhe se “jeta e brendshme e njeriut forcohet”. Një citat nga libri thotë: “Në burg nuk ka asgjë për të parë dhe asgjë për të bërë.”

Ai u lirua më 10 nëntor, në pritje të apelimit të dënimit prej pesë vitesh për komplot për financim të paligjshëm të fushatës së vitit 2007. Apeli i tij do të shqyrtohet nga 16 marsi deri më 3 qershor 2026.

/tiranapost

Të Ngjashme