Java astrologjike për javën e fundit të muajit Mars ka nisur dhe pritet të sjellë ndryshime të mëdha në pothuajse të gjitha shenjat e horoskopit. Astrologia Meri Shehu, e ftuar ditën e sotme, 23 Mars, në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka vlerësuar me yje të gjitha shenjat për këtë javë.
Sipas saj, të gjitha shenjat pritet të ndjejnë rënien e optimizmit dhe përballjen me realitetin jo aq pozitiv, por shenjat kardinale janë ato që do ta përjetojnë më shumë, konkretisht Dashi, Gaforrja, Bricjapi dhe Peshorja.
Dashi, 4 yje: Pavarësisht se realiteti do të jetë herë me ngjyra, herë me zhgënjime, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve do të kenë një javë intensive nga e cila mund të përfitojnë një bonus nga e enjtja apo e premtja me takimin e Marsit në Peshk.
Demi, 1 yll: Janë duke planifikuar për të ardhmen projekte, punë, mendojnë kush do të jetë hapi i tyre, sado ta mendojnë sot dhe nesër do të jetë e vështirë, do të kalojnë nga optimizmi në zhgënjim. Do të kalojnë nga e bukura, nga premtimet, mund të ketë njerëz që do t’i kthejnë kurrizin, nga e premtja do të gjejnë një urë kalimi më të mirë ose do të gjejnë një dritë në fund të tunelit.
Binjakët, 3 yje: Janë shumë të rëndësishëm këtë periudhë në jetën e tyre sociale, në çështjet profesionale, kanë takime shumë të rëndësishme nëpër evente apo me prezantime shumë të rëndësishme dhe nga aty mund të shohin për një punë më me përgjegjësi, ose dikush mund të dojë t’i kanalizojë në një rrugë me shumë përgjegjësi. E sigurt është që nga fundi i javës do të marrin para.
Gaforrja, 3 yje: Duhet të kenë kujdes në lidhje me punën. Pavarësisht se është Marsi në Peshk në lidhje të bukur me Jupiterin e tyre në Gaforre në 10-ditëshin e dytë dhe mund të kemi ngritje, optimizëm, gjërat mund të shkojnë ashtu siç duhet apo siç i kanë projektuar, megjithatë të lindurit në 10-ditëshin e parë duhet të kenë shumë kujdes në lidhje me punën, me përgjegjësitë sepse do të përballen me vështirësi.
Luani, 5 yje: Morën një optimizëm shumë të madh në lidhje me ligjin, me çështje studimore apo me punët me jashtë, nga nesër ka dhe një realitet që ata duhet ta shikojnë vetëm pozitivisht, por ka një çështje që lidhet me punën dhe ekonominë, ndoshta do të përfitojnë rritje rroge apo ndoshta dhe dashuria i jep emocione dhe ambicie të reja dhe i nxjerr nga lodhja e përditshme e këtyre kohëve.
Virgjëresha, 2 yje: Do ta kenë pak të vështirë në fushën e bashkëpunimeve, komunikimeve, investimeve, pra nuk është momenti i mirë. Dakord ka një moment shumë sublim, shumë idealist ose ëndërrimtar në një investim, por kanë dhe një mur përpara që tregon kushtet dhe vështirësitë e një investimi apo të një pune. Megjithatë të premten mund të kenë një bonus ekonomik.
Peshorja, 1 yll: Përgjegjësi të mëdha për Peshoret, sepse Saturni dhe Neptuni përballë shenjës së tyre jua ka bërë jetën shumë të bukur, por janë përballë marrjes së një vendimi shumë të rëndësishëm sidomos Peshoret e lindura në 10-ditëshin e parë. Nga duke i parë gjërat shumë bukur mund të dëgjojnë diçka dhe të zhgënjehen dhe në një martesë apo bashkëpunim t’u dalë realiteti papritur përpara dhe ta shohin në një mënyrë tjetër marrëdhënien që kanë pasur.
Akrepi, 2 yje: Janë shumë mirë në lidhje me komunikimet me jashtë, me punët, me ndonjë udhëtim të bukur sepse në përditshmëri puna e tyre do t’ju japë një përgjegjësi që nuk e mbajnë dot. Nuk është momenti që ata të mbajnë një përgjegjësi të tillë në punë sepse nuk janë gati dhe ndihen si të lodhur. Duhet të shkojnë jashtë, të udhëtojnë, të komunikojnë dhe ndonjë aventurë e re për ta do të ishte mirë.
Shigjetari, 4 yje: Për momentin mund të themi se ata flenë në një re, udhëtojnë dhe ëndërrojnë me të dhe do të vazhdojnë kështu dhe për disa kohë derisa në një moment të zgjohen nga kjo ëndërr e bukur, që mund të jetë edhe me tendenca të vërteta dhe aty mund t’u dalë edhe realiteti ku aty kanë edhe përgjegjësi, edhe detyrime dhe s’mund të fluturojnë gjithmonë. Megjithatë kjo është një javë e bukur, erotike dhe do të kenë një çështje ekonomike të premten e cila do të favorizohet.
Bricjapi,1 yll: Ata po marrin më shumë përgjegjësi seç duhet në çështje familjare apo në premtime që i kanë bërë njerëzve të afërt apo në mundësitë që shikojnë rreth vetes së tyre, pra sikur kushtëzohen nga një mori rregullash apo detyrimesh. Detyrohen të bëjnë më shumë gjëra për të afërmit dhe kjo i kushtëzon në një mbyllje në vetvete.
Ujori, 4 yje: Të lindurit në 10-ditëshin e dytë do të marrin një ngritje në detyrë, do të marrin një ngritje page, ekonomia do t’i favorizojë dhe të lindurit në dhjetë ditët e para mund të kenë një propozim shumë serioz në jetën e tyre personale, pra dashuria do të jetë një impuls pozitiv në këtë periudhë.
Peshqit, 3 yje: Motoja kryesore e tyre për këtë javë është ekonomia. Ajo është në plan të parë, aty gëzohen, aty lumturohen, aty zhgënjehen, aty rrotullohen. Peshqit e lindur në 10-ditëshin e dytë do ta kenë pak më të shtruar rrugën, por jo me qëllime largpamëse sa të lindurit në dhjetë ditët e para, gjithsesi dhe ata do të shtrojnë një plan të mirë ekonomik, por edhe erotik.
