LifeStyle

‘S’dua që kjo të mbarojë kurrë’, Dua Lipa publikon pamje nga nata e dytë e Sunny Hill Festival

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit pamje dhe video nga nata e dytë e Sunny Hill Festival, që po mbahet në Bërnicë të Prishtinës.

Duke publikuar momente nga atmosfera e festivalit, artistja nga Kosova ka shprehur emocionet e saj për këtë përjetim.

‘Dita e dytë në Sunny Hill Festival – nga EsDeeKid, Lewis Capaldi, Gjin dhe Pawsa… çfarë përjetimi plot emocione. Dhe s’dua që kjo të mbarojë kurrë’.

Nata e dytë e festivalit solli në skenë disa prej emrave më të njohur të muzikës ndërkombëtare dhe shqiptare.

Performanca kryesore e mbrëmjes ishte ajo e Lewis Capaldit, i cili dhuroi një spektakël të mbushur me emocione para publikut të shumtë.

Të Ngjashme