Analisti Hysamedin Feraj ka reaguar pasi kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, deklaroi se Fatmir Limaj do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një reagimi publik, Feraj tha se nëse PDK dhe AAK nuk e kanë përfshirë Limajn në listat zgjedhore, atëherë sipas logjikës së tyre “i bie se janë kundër UÇK-së”.
Ai ngriti edhe një pyetje lidhur me përfaqësimin e ish-të burgosurve politikë shqiptarë në listat e Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë kohës kur kjo parti ishte në pushtet.
“Mbasi as AAK as PDK, “partitë e luftës”, nuk e pranuan në listë komandantin Fatmir Limaj, a po i bie se ato janë kundër UÇK-së? Sipas logjikës së tyre që barazon komandantët individualë me UÇK-në, i bie se po.
– Sa % të listës së LDK-së zënë ish-të burgosurit politik shiptarë në Jugosllavi kur LDK, në atë kohë LKK, ishte në pushtet?”, shkruan ai.
