LifeStyle

Se keni menduar ende dhuratën për Shën Valentin? Këto ide nuk dalin kurrë nga moda

Meqë nesër është Shën Valentini dhe për shkak të angazhimeve tuaja të shumta nuk keni mundur të përgatisni një dhurata dhe ende nuk e keni vendosur, hidhini një sy këshillave tona dhe më pas vendoseni.

Lulet: Lulet janë një dhuratë e përsosur e minutës së fundit në Ditën e Shën Valentinit. Mund t’i gjesh jo vetëm në dyqanet e luleve por edhe në supermarkete apo vende të tjera (anës rrugës). Bëjini buqetës suaj të luleve një shtesë të vogël, një dedikim ose disa çokollata, dhe kjo do ta gëzoje shumë partnerin/en.

Libri: Bliji të dashurit/es një libër me poema dashurie në dyqanin më të afërt të librave. Nuk ka rëndësi nëse ju zgjidhni sonetet shekspiriane, poezi dashurie nga Rumi, poetët persian të shekullit të XIII apo vëllime më të kohës. Një libër me poezi dashurie mund ta transformojë blerjen tuaj të minutës së fundit në një dhuratë të bukur dhe të përjetshme.

Darkë romantike: Çfarë mund të jetë më mirë se një darkë romantike në ditën e Shën Valentinit? Por meqë po flasim për zgjedhjet e minutës së fundit, rezervimi mund të kthehet në një mision të pamundur. Meqë ju duhet të vendosni me shpejtësi, një piknik do të ishte zgjidhja ideale. Zgjedhja e ushqimeve dhe pijeve nga dyqanet tuaja të preferuara do të ishte perfekt. Por në qoftë se moti nuk është shumë favorizues për piknik, ka një zgjidhje tjetër. Merrni makinën tuaj ose një të marrë me qira, gjeni një pamje të bukur ku mund të shikoni dritat e qytetit, batanije për të mos pasur ftohtë, dhe ju sigurojmë se do të jetë shumë romantike, dhe partnerit do t’i pëlqejë me siguri.

Bizhuteritë: Si një ditë e cila i dedikohet të dashuruarve bizhuteritë mbeten një dhuratë klasike, dhe në minutën e fundit mund të gjesh një shumëllojshmëri të tillash. Një varëse të bukur, ose një palë vëthë për të apo një byzylyk i bukur? Çfarëdo që ju zgjidhni, bizhuteria është një dhuratë e Shën Valentinit dhe është e sigurt që partneri mbetet i kënaqur.

Mesazh dashurie: Përdor kamerën tende për të regjistruar një mesazh dashurie ku t’i tregosh të dashurit/ës të gjithë thellësinë dhe intensitetin e dashurisë suaj. Është një dhuratë e minutës së fundit që mund të mbetet si një thesar, që t’i e sheh dhe e sheh përsëri gjatë gjithë jetës.

Fotografi: Nëse një fotografi vlen sa njëmijë fjalë, atëherë përse të mos i dërgosh të dashurit/ës mesazhin tënd të dashurisë në një fotografi, në një kornizë të bukur? S’ka rëndësi se çfarë foto do të zgjidhni, ku jeni bashkë apo një kur je vetëm, mjafton të zgjedhësh të duhurën dhe kjo mund të kthehet në një dhuratë të përsosur.Ditari: Blej një bllok të bukur dhe shkruaj në faqen e parë diçka romantike. Pastaj zotohuni të dy se do të mbushni faqet e ditarit me nga një shënim të përbashkët, çdo ditë të vitit deri në ditën e Shën Valentinit të ardhshëm.

Rezervo një dhomë: Nuk është e thënë që të fluturoni për në Paris për të kaluar një natë romantike. Hidhini një sy hoteleve rreth e rrotull dhe rezervoni një dhomë. Është një zgjidhje ideale e minutës së fundit. Shkurti është një muaj jo shumë i përshtatshëm për të udhëtuar, ndaj gjetja e një dhome të tillë mund të ishte e përshtatshme edhe për buxhetin tuaj.

Tatuazhet: Jini spontan! Bëni një deklaratë të përhershme të dashurisë tuaj me një tatuazh që ju bashkon. Mund të jetë një zemër, ku gjysmën e vizatoni ju dhe gjysmën tjetër partneri. Ose në një rast tjetër mund të mos jenë të tillë, bëni një tatuazh që ka kuptim jo vetëm për ju por edhe për personin që doni dhe së bashku bëni një zotim që koha s’mund ta fshijë.

Argëtohuni: Kalojeni ditën e Shën Valentinit duke i dhuruar partnerit/es një gjë që ai/ajo pëlqen ta bëjë. Nëse ju zgjidhni një biletë filmi, një vizitë në muze, biletë për teatër, ndjekjen e një ngjarje sportive apo vajtjen në një kantinë vere, s’ka rëndësi, do të jetë gjithsesi diçka e ëmbël sepse është diçka që mund ta bëni të dy bashkë.