Shkencëtarët nga e gjithë bota kanë konstatuar se marrëdhënia e rregullt seksuale është shumë e shëndetshme dhe kanë paraqitur shtatë arsye që e konfirmojnë këtë.
Nga rritja e imunitetit dhe zvogëlimi i rrezikut të sëmundjeve të ndryshme, deri te djegia e kalorive dhe zvogëlimi i dhimbjeve, përfitimet janë të shumta dhe të rëndësishme.
Përveç përfitimeve fizike, seksi i rregullt ndikon edhe në mirëqenien emocionale dhe gjatësinë e jetës.
1. Do të dukeni më të rinj
Janë studiuar 3.500 njerëz të moshës nga 18 deri në 102 vjeç në Spitalin Mbretëror në Edinburg të Skocisë dhe është konstatuar që seksi ul stresin, njerëzit janë më të kënaqur dhe bëjnë gjumë të mirë.
2. Ndihmon organizmin të luftojë kundër sëmundjeve
Marrëdhënia e rregullt seksuale një deri në dy herë në javë, shton imunoglobulinën A për 30%, e cila forcon imunitetin e organizmit. Shkencëtarët gjithashtu kanë zbuluar që jeta e rregullt seksuale zvogëlon rrezikun e sëmundjes nga kanceri, sëmundjes së zemrës dhe pikës në tru. Ndikon shkëlqyeshëm ndaj ftohjes dhe simptomave të gripit.
3. Më shpejt djeg kaloritë
Konsiderohet që gjatë marrëdhënies seksuale për 20 minuta digjen 96 kalori te personat të cilët kanë peshë trupore rreth 70 kilogramë.
4. Zvogëlon dhembjen
Studimet shkencore kanë treguar që stimulimi i vagjinës shton tolerancën ndaj dhembjes, ndërkaq stimulimi i klitorisit ka efekt analgezik. Stimulimi i këtillë zvogëlon ngërçin menstrual, dhembjet artritit, migrenën dhe llojet e tjera të dhembjeve.
5. Lehtëson frymëmarrjen
Konsiderohet që seksi ka efekt antihistamik dhe ndihmon në eliminimin e alergjive dhe të simptomave të astmës bronkiale.
6. Zgjat jetën, në qoftë se është mjaft i shpeshtë
Shkencëtarët nga Uellsi kanë studiuar shkallën e vdekshmërisë në raport me marrëdhëniet e shpeshta seksuale. Kanë gjetur që rreziku i vdekjes është më i vogël për 50% te personat, të cilët kanë marrëdhënie seksuale dy apo më shumë herë në javë, në krahasim me meshkujt të cilët kanë më pak se një herë në muaj. Janë marrë parasysh mosha e personave të anketuar, statusi social dhe a pinë duhan, ndërkaq konstatimi ka qenë që seksi i shpeshtë ndikon pozitivisht në gjatësinë e jetës.
7. Emocionalisht jeni më të kënaqur dhe ndiheni më mirë
Një studim amerikan ka hulumtuar 1.800 njerëz dhe ka konstatuar që pas orgazmës vjen deri te rritja e oksitocinës dhe endomorfinës, substanca të cilat kanë veprim sedativ, me çka tregon përse lehtë bihet në gjumë të thellë pas marrëdhënies së suksesshme seksuale.