ShowBizzz

‘S’e meritonte’, banorët komentojnë largimin e Albës nga BBVK

Alba ka mbyllur rrugëtimin e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Megjithëse ajo u largua gjatë natës, banorët u njoftuan zyrtarisht vetëm pak më parë përmes një zarfi që u lexua nga Hygerta.

“Në orën 03:00 të mëngjesit, Alba ka lënë shtëpinë e BBVK, i urojmë suksese dhe fat në vazhdimin e saj”, ishte njoftimi i prerë i “Vëllait të Madh” që habiti një pjesë të konkurrentëve.

Pas leximit të njoftimit, banorët nisën të diskutonin menjëherë mbi mënyrën e largimit të saj dhe peshën që ajo kishte në lojë.

Londrimi u shpreh se Alba ka qenë një lojtare e fortë dhe, për këtë arsye, meritonte një dalje më ndryshe nga shtëpia. Sipas tij, kontributi i saj në lojë duhej të vlerësohej me një largim më dinjitoz.

Moneytizer Paragrafi 4

Suanita, nga ana tjetër, vuri në dukje se Alba “doli keq” në raport me gjithçka që kishte dhënë për formatin. Ajo theksoi se Alba ishte investuar shumë në dinamikat e shtëpisë dhe loja e saj ishte mjaft intensive.

Aurora ishte edhe më e drejtpërdrejtë në vlerësimin e saj. Ajo deklaroi se Alba e kishte merituar plotësisht finalen e madhe, duke e cilësuar largimin e saj si një humbje për garën.



ks

Të Ngjashme