Lajme

Seanca ndaj të dyshuarve: I rëndohet gjendja shëndetësore një komisioneri, intervenon ndihma e shpejtë

Kanë arritur tek objekti i Gjykatës Themelore të Prizrenit të dyshuarit për manipulim të votave të 28 dhjetorit.

Me të hyrë në objekt, njërit prej të dyshuarve i është rënduar gjendja shëndetësore.

Me çrast, ekipi i ndihmës së shpejt të Prizrenit ka arritur në vendin e ngjarjes ku dhe i kanë dhënë nidhmën e parë mjekësore.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave në mesin e 109 të arrestuarve.

Moneytizer Paragrafi 4

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj, tha se janë ende në pritje të pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren.

“Ju njoftoj se deri në këto momente Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave, dhe në ora14:00 është casktuar një seancë dëgjimore dhe në ora 15:00 është casktuar seanca e radhës dhe jemi ende në pritje të pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren”, tha Lekaj.




Të Ngjashme