Lajme

Seanca për energjinë elektrike – Përplasje verbale mes deputetësh në diskutimet për rrymën

Mafia energjetike e hajnia, ishin tog fjalësh më i përdorur në seancën e jashtëzakonshme të së martës.

Në seancën e thirrur pikërisht për energjinë elektrike, nuk munguan akuzat për dallavere.

E për këtë opozita po e mban përgjegjës partinë në pushtet.

Kjo temë u tha se është sociale e jo politike, nga ai që qe iniciatori i seancës.

Jo rrallë u përmenden edhe lidhjet e pushtetit me grupe te caktuara të interesit.

Nga AAK thanë se tarifat e larta do evitoheshin, nëse vendi do lejonte ndërtimin e termocentralit të ri.

Por pavarësisht këtyre, sipas ministres së Ekonomisë, Kosova përsëri paguan më se liri për rrymën në rajon.

Këtu u ngritën edhe pyetje  rreth kompanive që merren me tregtim të energjisë.

Kjo e fundit e bëri të reagojë edhe deputetin që iu përmend emri.

Debati mes tyre tejkaloi edhe çështjet energjetike, e madje u acarua goxha shumë.

Sidoqoftë diskutimi u kthye në sektorin kritik të vendit, atë të energjisë.

Por akuzat vazhduan njësoj.

Megjithatë përkundër krejt kritikave, ministrja e Ekonomisë u shpreh e lumtur për siç tha, arritjet në sektorin energjetik.

E fjalët e ministres, dikujt iu dukën më shumë si parashikime fallxhorësh se realitet.

Të Ngjashme