Edhe pse shumë e lidhin seksin në pishinë ose në det me fantazinë perfekte verore, ekspertët hedhin alarmin për rreziqe të mundshme që shpesh injorohen.
Uji mund të duket i pastër, por në fakt nuk është gjithmonë steril dhe mund të favorizojë hyrjen e baktereve apo kërpudhave në organizëm, sidomos në ambiente me shumë njerëz.
Mungesa e lubrifikimit natyral për shkak të ujit mund të shkaktojë irritime apo mikro-lëndime, ndërsa rritet edhe rreziku për infeksione urinare, inflamacion të vaginës apo sëmundje seksualisht të transmetueshme, veçanërisht në mungesë të përdorimit të mbrojtjes.
Ekspertët theksojnë se përdorimi i prezervativit, edhe gjatë seksit në ujë, mbetet një masë thelbësore parandaluese për shëndetin.
