Kuriozitete

Seksi oral gjatë shtatzënisë mund të rrezikojë shëndetin e shtatzënës dhe të bebes

Lajme të këqija për çiftet të cilat presin bebe

Siç zbulojnë ekspertët, do të mund të ndodhin pasoja serioze për femrat të cilat bëjnë seks oral gjatë shtatzënisë.

Për shkak të sistemit të imunitetit, shtatzënat kanë rrezik më të madh që të infektohen me sëmundje seksualisht të transmetueshme, posaçërisht në tremujorin e tretë.

Rrezik më i madh është nëse shtatzëna apo partneri i saj kanë problem me linë gjenitale të ujit (Varicellae).

Nëse shtatzëna infektohet me këtë virus, ekzistojnë shanse 50% që fëmija të lindet me këtë virus.

Mirëpo, rreziqet janë të vogla te bebet e lindura me prerje cezariane, transmeton Telegrafi.

Pra, për nënat të cilat kanë sëmundje gjenitalisht të transmetueshme, lindja me prerje cezariane është mënyra shumë më e sigurt që të lindë bebe të shëndetshme