Policia e Kosovës ka sekuestruar 14 motoçikleta dhe një trotinet gjatë një aksioni të zhvilluar në Prizren, në kuadër të planeve operative “Siguria në shkolla” dhe “Siguria në trafik”.
Sipas Policisë, aksioni është zhvilluar më 9 shtator 2026, gjatë kontrolleve në trafikun rrugor, ku janë evidentuar një numër i madh i kundërvajtësve.
Në kuadër të këtyre veprimeve, policia ka shqiptuar gjithsej 24 gjoba trafiku ndaj kundërvajtësve me motoçikleta dhe trotinetë.
“Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar 14 motoçikleta dhe 1 trotinet”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin sjelljet e rrezikshme dhe të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme në rrugë.
