ShowBizzz

Selena Gomez zbulon nëse është single apo në një lidhje

Siç thotë edhe vetë Selena Gomez: ‘Zemra dëshiron atë që dëshiron’.

Dhe së fundmi, këngëtarja donte të dinte se pse është beqare. Kështu, këngëtarja shkoi në TikTok dhe përdori një filtër që i jep përgjigje kësaj pyetjeje.

Pasi kaloi disa opsione, aplikacioni doli me një përgjigje: “Ke shije të keqe”. “Epo kjo është e vrazhdë Tik-tok”.-shkroi Selena.

 

Kjo nuk është hera e parë që Selena, e cila më parë ishte në lidhje me Justin Bieber dhe The Weeknd, bën të ditur statusin e saj të marrëdhënies. Muajin e kaluar, ajo ndau një video në TikTok duke i thënë një grupi futbollistësh: “Unë jam beqare.” Dhe pasi ndezi thashethemet për romancë me Drew Taggart të The Chainsmokers në janar, ajo postoi një status në Instagram Stories ku shkruhej: “Më pëlqen të jem shumë vetëm #iamsingle”.

Dhe Selena duket krejtësisht e lumtur me jetën e saj personale dhe profesionale. Jo vetëm që aktorja përfundoi xhirimet e filmit të saj të ri Emilia Perez dhe sezonin e tretë të Only Murders in the Building në fillim të këtij viti, por ajo ka postuar edhe foto të saj në studio.