ShowBizzz

Selin dhe Gimbo në momente intime shkëmbejnë puthje me njëri-tjetrin (VIDEO)

Pas lojërave me fjalë, ngacmimeve dhe atij momentit të diskutueshëm ku Selin pretendoi se “hoqi kokën”, marrëdhënia mes Gimbos dhe Selinit ka kaluar zyrtarisht në një nivel tjetër.

Gjatë orëve të vona të natës, kur dritat ishin fikur dhe qetësia kishte pllakosur shtëpinë, dy banorët janë parë shumë pranë njëri-tjetrit.

Në pamjet që kanë bërë xhiron e rrjetit, ata shfaqen duke shkëmbyer një puthje pasionante në buzë, duke konfirmuar përfundimisht lidhjen mes tyre.

Ky moment romantik vjen si një vulë e romancës së tyre, duke shuar çdo dyshim apo shaka që u bë më parë në oborr me Gretën.

Tashmë, duket se çifti ka vendosur t’i jetojë ndjenjat hapur dhe pa doreza brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

 

Të Ngjashme