E ftuar në emisionion “Ftesë në 5”, Livia Lozi ka folur për rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP 5” si dhe ka komentuar lojën e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ish-banorja u shpreh se e ndjente se do të dilte nga shtëpia, por jo në atë mënyrë, me letër. Ndërsa duke komentuar lojën e saj, Livia u shpreh se tre ditët e para ka qenë e qetë, por kur nisën ofendimet ndaj saj, edhe ajo iu kthye me të njëjtën monedhë.
“Unë tre ditët e para isha e qetë se ashtu po silleshin edhe ato me mua. Në moment që vazhduan ofendimet dhe në moment që Selin sheh që vëmendja po shkon te një vajzë tjetër, nuk duron dot dhe vazhdon me ofendimet, duke të të ofenduar me kafshë.
Në momentin që më ofendon prit të të ofendoj, se nuk shkova aty se nuk kisha bukë në shtëpi dhe më çuan në ‘Big Brother’ për të ngrënë. Unë do reagoj siç reagon Livia jashtë. ashtu jam dhe jashtë, në momentin që dikush më ofendon, do ofendoj. Pastaj aty ka patur ofendime super shumë të mëdha, ka patur prekje fizike, degradime nga më të ndryshmet dhe nuk është se kanë dalë nga shtëpia”, u shpreh ish-banorja e BBV.
Ndërsa duke thënë se çfarë mund të bënte ndryshe në rrugëtimin e saj, Livia tha se ndoshta do të ishte më e butë.
“Nëse do më jepej si mundësi, edhe pse nuk do e bëja më, por nëse do më jepej si mundësi nga fillimi, ndoshta do isha më e butë. Edhe pse aty e kam treguar, kam qenë e dashur, kemi bërë gallata.
Por presioni aty brenda dhe në momentin që ty nuk të jepet e drejta e fjalës dhe ty të ofendojnë, ti në të njëjtën mënyrë do të reagosh.
Sepse Selin godiste Rogertin, e gjuante me ça t’i dilte përpara, me patatina, me duar, ofendonte, shante. Ofendonte vajzat, je dele, je rrugaçe, ku e ke babin, e ke babin jashtë. Nuk kam ikur të bëj lojën e Selin. Selin thoshte ‘kur unë zihem me Rogertin, pse nuk vjen ti tek unë?’. O gocë ti ke kunatën tënde duke u nxirë në diell, duke marrë rreze, edhe të vij unë te ti? Po nuk kam ardhur të bëj lojën tënde, unë kam ardhur për veten time. Unë do rri me njerëz që kanë energjinë time pozitive që mua ma japin”, tha ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
