Bota

Sëmundja e re që po prek Britaninë e Bashkuar

Mbi 200 raste të infeksioneve nga bakteri E.coli janë raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA). Të paktën 67 persona janë shtruar në spital dhe autoritetet paralajmërojnë se numri i rasteve pritet të rritet.

Infeksionet kanë prekur kryesisht të rinjtë, por janë raportuar raste edhe te fëmijët deri në dy vjeç dhe të moshuarit deri në 79 vjeç. UKHSA beson se shpërthimi është i lidhur me artikuj ushqimorë të shpërndarë në nivel kombëtar. Deri tani, 147 raste janë raportuar në Angli, 27 në Uells, 35 në Skoci dhe dy në Irlandën e Veriut.

E.coli është bakter mund të shkaktojë sëmundje të rënda të shkaktuara nga ushqimi.

Simptomat kryesore të infeksionit me E.coli përfshijnë ngërçe në stomak, diarre të rëndë që mund të përmbajë gjak, dhe në disa raste, sindromën hemolitike uremike, e cila mund të çojë në dështim të veshkave.

TS Poll - Loading poll ...

UKHSA nuk dha më shumë detaje në lidhje me “artikullin ushqimor” që mendohet të jetë përgjegjës.

Për të zvogëluar rrezikun e infeksionit, UKHSA rekomandon larjen e rregullt të duarve me ujë të ngrohtë dhe sapun, shmangien e vizitave në spitale ose shtëpi të kujdesit dhe personat që ndihen keq të mos shkojnë në punë, shkollë ose çerdhe deri në 48 orë pasi simptomat janë ndërprerë.



/tiranapost