ShowBizzz

Sëmundja i mori të atin, ish banori i Big Brother: Mezi prisje që të bëhesha baba

Ish-banori i “Big Brother”, Olsi Klosi, ditë më parë humbi  të atin. Sëmundja e rëndë i mori njeriun më të shrenjtë duke i lënë pas një plagë të madhe, e cila ashtu si dhe vetë ish-banori e thotë do të duhen shumë vite që të shërohet paksa.

Ishte vetë Olsi i cili përmes një postimi në rrjetet sociale dha lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të së jatit. E teksa ditët kalojnë, ish-banori mundohet që dhimbjen që ndjen në shpirt ta ndajë dhe me ndjekësit nër rrjetet sociale.

Së fundmi ai ka postuar disa foto me të atin ku krah së cilave shkruan se ende nuk e beson dot që nuk e ka afër.

“Po mundohem ta mbledh veten, por e kam të pamundur. Do duhen vite të më shërojnë këtë plagë që po kaloj. Si më the do të të bëjë babi dasëm ty, do të tunden malet, mezi prisje që të shikoje që djali jot do të bëhej baba”, shkruan Olsi.


NewsBomb