Lajme

Senati Amerikan nuk miraton David Kostelancik si ambasador i Shqipërisë

Senati amerikan ka refuzuar David Kostelancik për ambasador të SHBA në Shqipëri.

Njoftimi është publikuar nga faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë ku bëhet me dije se propozimet për emërimin e ambasadorëve të rinj, duhet të miratohen në senat.

David J. Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Gjeneralit Mark Milley. Ai ka shërbyer më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë.

Kujtojmë se pak kohë më parë presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se do të emërojë diplomatin David J. Kostelancik, për postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

TS Poll - Loading poll ...

Zoti Kostelancik ka shërbyer në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike.

David J. Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley. Ai ka shërbyer më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë.

Ai ka mbajtur gjithashtu pozicionet e Drejtorit të Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtorit të Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë si dhe të Drejtorit të Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatmit të Ligjit. Kostelancik ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo