Nuk është e rastësishme shtimi i trupava luftarake të KFOR-it në Kosovë, teoria e luftës tregon, nëse rrezikshmëria vjen nga shteti fqinj i egërsuar siç është Serbia atëherë detyrimisht duhet përgatitur me të njëjtët masa për të mbrojtur Kosovën.
Kështu shprehet profesori dhe analisti politik Sulejman Mehazi, i cili e komenton shtimin e numrit të KFOR-it në Kosovë, dhe kërcënimet e Serbisë.
Ai thotë se, është kohë dehumane e kërcnimeve globale të shteteve dhe të kontinenteve, lufta ruse në Ukrainë dhe lufta izraelite që filloi në Gazë dhe u zgjerua rreth e përqark shtetit të Izrailit ka mbërri deri në Iran është duke kapluar botën njerëzore.
“Situata luftarake serbe është e njëjtë si ajo ruse – ukrainase, izrailite – iraniane, Kosova dhe shtetet tjera të Ballkanit janë në rrezikshmëri permanent nga Vuçiqi, me blerjen e armëve të sofistikuara Serbia i rri mbi krye Kosovës për të përhapur luftën ruse dhe izrailite në Evropë, me BE-në e dobët e të paaftë për të shmangur luftën në shtetet më të ndjeshme të Ballkanit: Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë dhe Mal të Zi”, vlerëson profesori.
Sipas tij, është e qartë pse Serbia armatoset.
“Shteti gjenocidial serbë armatoset vetëm për tre shtete të Ballkanit që janë larg NATO-s, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi, një, për të krijuar Serbi të madhe, dy, për një Rusi të vogël brenda Ballkani Perëndimor”.
“Për ndryshe Serbia kurrsesi nuk armatoset për të sulmuar shtetet fqinje të NATO-s, Shqipërinë, RMV-në, Bullgarinë, Romaninë e Kroacinë, përveç Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi Serbia nuk ka këllkë për të sulmuar shtetet fqinje të NATO-s”, përfundon profesori Sulejman Mehazi.