ShowBizzz

“Serbja” e Labit bën lëvizjen e papritur: Kërkon vota për Elijonën

Drama me Labinot Rexhën nuk përfundon as pas daljes së tij nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4.

Këngëtari, i cili u eliminua të premten pas një rrugëtimi të mbushur me tensione, sapo ka marrë një “goditje” publike nga e kaluara e tij – konkretisht nga personazhi më misterioz që u lakua gjatë qëndrimit të tij brenda.

Bëhet fjalë për Stefanën, gruan serbe e cila u bë kryefjalë e diskutimeve, ku aludohej për një lidhje të mundshme mes saj dhe Labit.

Për këtë, Labi kishte dhënë një version të prerë brenda shtëpisë: “Ajo ka pasur fëmijë me një kushëri timin, unë thjesht e kam ndihmuar”.

Por, pavarësisht këtij sqarimi “humanitar”, Stefana ka zgjedhur hapur anën e saj. Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka postuar një story ku bën thirrje për të votuar Elijonën – rivalen më të egër të Labit brenda shtëpisë. Kjo mbështetje merr një peshë tjetër kur kujtojmë se përplasja mes Labit dhe Elijonës ishte fatale për lojën e tij.

Akuzat e rënda që ai bëri ndaj saj, detyruan “Vëllain e Madh” të sillte zarfin e zi, i cili e çoi atë automatikisht në televotim dhe përfundimisht jashtë shtëpisë.

Kujtojmë se përplasjet mes Labit dhe Elijonës degraduan shpesh në ofendime personale, duke e bërë këtë lëvizje të Stefanës të duket gjithçka tjetër veçse e rastësishme. Mbështetja e saj për finalisten duket si një mesazh i qartë se “armiku i armikut tim, është miku im”. / Prive By Liberta

Të Ngjashme