ShowBizzz

Serena Williams zbulon gjininë e fëmijës së saj të dytë me një festë spektakolare

Serena Williams dhe Alexis Ohanian organizuan një festë spektakolare për të zbuluar gjininë e fëmijës së tyre të dytë.

Lajmin e kanë ndarë të dy me një video në rrjetet sociale. Në sfond binin në sy balonat shumëngjyrëshe, një tortë e madhe dhe sigurisht njerëzit që ndodheshin aty deri në zbulimin e gjinisë.

Në mesin e fitueses së ‘Grand Slam’ dhe burrit të saj ishin vajza e tyre pesëvjeçare, miqtë e familjes, të afërmit si motra e Serena Williams, Venus dhe babai i tyre Richard.

View this post on Instagram

A post shared by Serena Williams (@serenawilliams)

Zbulimi nuk ndodhi menjëherë, por pas një truku të Alexis Ohanian, kur ai vendosi Serena Williams të presë tortën, e cila do të zbulonte gjininë, por në fund ajo që u zbulua ishte një tortë e thjeshtë e verdhë.

Zbulimi aktual ishte shumë më mbresëlënës dhe përfshinte një shfaqje të vogël nga DJ Mike Wise. Çifti dhe të gjithë të ftuarit e tyre kërkuan përgjigjen drejt qiellit. Pasi u ndezën dritat blu dhe rozë, në fund u shfaq fjala “vajzë”.

@serena The greatest part of the reveal was watching #venuswilliams in the background. #genderreveal #funny #comedy #fyp #foryou #tiktokviral #shocking #foryoupage #funnyclip ♬ original sound – Serenawilliams

Ylli 41-vjeçar i tenisit u martua me të dashurin e saj në nëntor 2017 dhe tashmë kanë një vajzë, Olimpia 5-vjeçare./abcnews.al