ShowBizzz

Seriali më i ndjekur i Netflix!

“His & Hers” është ngjitur menjëherë në vendin e parë të renditjes së serialeve më të ndjekura në Netflix, duke lënë pas edhe produksione të njohura si “Run Away” i Harlan Coben.

Seriali, një mini-dramë kriminale me mister, sjell në role kryesore Jon Bernthal dhe Tessa Thompson (Thor), një dyshe e fortë që ka tërhequr vëmendjen e publikut që në ditët e para të publikimit.

Sipas vlerësimeve, “His And Hers” po merr vlerësime si 75% nga kritikët dhe 77% nga publiku në Rotten Tomatoes.

Me 7.2/10 në IMDb, një rezultat që konsiderohet pozitiv për këtë platformë, historia ndjek një gazetare (Tessa Thompson) që kthehet në qytetin e saj të lindjes për të raportuar mbi një vrasje që lidhet drejtpërdrejt me të shkuarën e saj.

Hetimin e drejton një polic, burri i saj.

Kritikët vlerësojnë veçanërisht aktrimin e dy protagonistëve.

Wall Street Journal thekson prezencën e fuqishme emocionale të Thompson, ndërsa Variety e cilëson serialin si një histori të detajuar që trajton hakmarrjen, mashtrimin dhe zemërimin femëror.

Në tërësi, “His & Hers” konsiderohet një serial i lehtë për t’u ndjekur, jo domosdoshmërisht tronditës, por mjaftueshëm interesant për ta çuar deri në fund, pa e mbyllur.

Seriali ka vetëm 6 episode me një fund të papritur ose të pritur vetëm nga detektivët e lindur.




Të Ngjashme