Bota

Sërish alarm për bombë, evakuohen 10 aeroporte në Francë

“Ne kemi parë që nga e mërkura një rritje në alarmet për bomba, alarme false në aeroportet tona. Dhe dua ta them qartë, mashtruesit që kënaqen me këtë lloj loje janë në të vërtetë shumë budallenj dhe vërtet njerëz shumë të rrezikshëm”, tha ministri francez i Transportit Clement Bonn.

Vetëm pak orë para fillimit të pushimeve të shkollës, transporti ajror po ndërpritet për të tretën ditë radhazi.

Deri të mërkurën, 17 aeroporte kishin marrë kërcënime, nga të cilat 15 u evakuuan. Të enjten, 25 aeroporte ishin në gatishmëri dhe në 19 prej tyre u morën masa evakuimi, sipas ministrit.

“Të gjithë ata që mendojnë të bëjnë një shaka të keqe, të trembin, le ta dinë se kjo është një vepër që dënohet ashpër dhe rëndë dhe do të identifikohen dhe secili prej tyre do të ndëshkohet. Ata rrezikojnë dy deri në tre vjet burg dhe dhjetëra mijëra euro gjobë”, tha Bohn.



/tiranapost