Lajme

Servet Pëllumbi, themeluesi i Partisë Socialiste feston 87-vjetorin e lindjes

Servet Pëllumbi, politikani i njohur dhe themeluesi i Partisë Socialiste, ditën e sotme ka festuar 87-vjetorin.

Urimet e socialistëve dhe aktorëve të politikës që bashkëpunuan me të në vite, këtë 14 dhjetor kanë qenë të shumta.

Servet Pëllumbi ka lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë. Ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi njihet si një prej figurave, që ka luajtur rol kryesor në zhvillimet politike të vendit që prej fillimeve të tranzicionit.

Ai ka pasur një karrierë të gjatë politike në Partinë Socialiste dhe Kuvendin e Shqipërisë, ku ka qenë ish kryetar i Kuvendit. Servet Pellumbi është dekoruar nga presidenti Moisiu me urdhrin “Gjergj Katsriot Skënderbeu”.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo