Aktori i njohur Sevdai Radogoshi ka ndarë një moment prekës në rrjetet sociale, duke kujtuar mikun e tij të ndjerë Rasim Thaçi.
Në një fotografi të vjetër të publikuar, ai shfaqet krah Cimës, ndërsa mbi imazh shkruan: “5 vjet pa ty miku im, më mungon”.
Ky dedikim i ndjerë ka prekur ndjekësit, duke rikthyer në kujtesë figurën e dashur të aktorit Rasim Thaçi, i cili la gjurmë të pashlyeshme në artin dhe humorin shqiptar.
Miqësia mes tyre duket se ka qenë e fortë ndër vite, ndërsa mungesa e Cimës vazhdon të ndihet thellë tek kolegët dhe publiku, shkruan Kosovarja.

