Blerta Çelaj dhe Bernard Lazi mund të jenë dy prej emrave që do të shohim në sezonin e ri të “Big Brother VIP Albania”.
Çifti ka marrë jo pak vëmendje gjatë muajve të fundit, jo vetëm për praninë e tyre në rrjetet sociale, por edhe për zhvillimet në jetën private. Gjatë pushimeve të tyre në Greqi, Bernardi i propozoi Blertës për martesë, ndërsa ajo iu përgjigj me “Po”.

Por pas këtij hapi të rëndësishëm, për dyshen mund të vijë edhe një eksperiencë televizive.
Sipas “Prive By LS”, Blerta dhe Bernardi janë mes personazheve të synuar për kastin e edicionit të gjashtë të “Big Brother VIP Albania”. Emrat e tyre raportohet se kanë qenë pjesë e bisedimeve për sezonin e ri.
Nëse marrëveshja konkretizohet, Blerta dhe Bernardi do t’i bashkoheshin formatit si një çift që tashmë e ka bërë publike marrëdhënien dhe planet për të ardhmen së bashku.
Megjithatë, bisedimet për kastin zhvillohen disa muaj përpara nisjes së formatit dhe pjesëmarrja e tyre nuk është konfirmuar ende as nga çifti dhe as nga produksioni.
Mbetet për t’u parë nëse negociatat do të përfundojnë me hyrjen e Blertës dhe Bernardit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, apo emrat e tyre do të mbeten vetëm në listën e personazheve të kontaktuar për këtë edicion.
