Ditë pas dite zbulohen detaje të reja rreth sezonit të tretë të “Big Brother VIP” i cili është shumë afër startimit.
Deri tani janë ndarë disa pamje të shtëpisë, si dhe dyshohet për më shumë banorë pjesmarrës pasi shtëpia është zgjeruar në metra katrorë.
E sakaq nuk kanë si të mungojnë edhe emrat e personazheve që po përflitet se do të bëhen pjesë e garës.
Pak më parë, një nga ish konkurrentët e “Për’puthen” më të pëlqyer nga publiku, ka ngritur dyshimet se do të jetë pjesë e sezonit të tretë të BBV.
Bëhet fjalë për Rinan Lekën, i cili disa orë më parë ka ndarë në InstaStory logon e programit, teksa ka vendosur tre pikëpyetje.
Do të mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë me të vërtetë pjesë e shtëpisë, ama do të ishte shumë interesante të shihnim një personazh si Rinani në të gjitha dimensionet.
lokimagazine