FermaVIPShowBizzz

Sfida nga Agai, cila nga skuadrat triumfoi?

Të ndarë në dy grupe, fermeret mbremjen e sotme u sfiduan nga Agai.

Nëpërmjet disa kubeve me shkronjë, ata duhet të krijonin sloganin “Përmirësimi i bën gjërat të ecim përpara”.

“Fermerë, jeni gati për një tjetër sfidë nga One Albania? Me kubat fjalëformues, ku secili kub ka nga një shkronjë, do të krijoni një nga sloganet e One Albania. Do të ndaheni në dy gripe, siç ishin në grupet e puzzle, pra Baby G, Çiljeta, Ditea, Flori dhe Robert, ndërkohë grupi tjetër Albano, Dijonis, Renis, Xhensila dhe Xhesika. Shpallet fitues grupi që formon më shpejt sloganin. Agai”, lexoi Flori në zarf.

Të parët që arritën të triumfojnë ishte skuadra numër 1, pra grupi që përbëhej nga Baby G, Çiljeta, Ditea, Flori dhe Robert. /vizionplus.tv