Ditën e sotme Agai ka sfiduar fermerët. Të ndarë në dy grupe, ku grupi i parë përbëhet nga Flori, Çiljeta, Robert dhe Ditea dhe grupi i dytë nga Renis, Dijonis, Xhensila dhe Baby G, fermerët duhet të realizojnë lojën e shpjeguar nga kryefermere Ditea.
“Fermerë! Elektro Magic sjell një sfidë për ju, një sfidë që ka si koncept lënien e stafetës, në këtë rast me shall.
Do të ndaheni në dy grupe, Flori, Çiljeta, Robert dhe Ditea dhe grupi tjetër Renis, Dijonis, Xhensila dhe Baby G. Dy të parët, nga një për të dy grupet mbushin koshat e rrobave tek dhoma e gjumit me nga 20 veshje secili.
Pas marrjes së koshave, duhet t’i fusni rrobat në lavatriçe. Më pas do të dorëzojnë shallin tek dy fermerët e tjerë që janë duke pritur tek tapeti i kuq. Dyshja e dytë, me fshesat duhet të pastrojë tapetet.
Po e njëjta dyshe, së bashku me fshesën dhe shallin ia dorëzojnë dyshes tjetër, të cilët presin tek topat me ngjyrë. Dyshet e çdo grupi do bëjnë kalimin e topave nga një kosh në tjetrin duke i thithur me anë të fshesave.
Topat nuk duhen prekur me duar. Dyshes së parë, i kalohet stafeta, shkon tek lavatriçja, nxjerr robat dhe i nder. Me të mbaruar, dyshja e parë merr tavën me pulë dhe e fut në furrë”, lexoi Ditea. /vizionplus.tv
View this post on Instagram