
7
Shamitë janë perfekte për mikrotrendët, duke mundësuar kombinime kreative. Shtimi i tyre përmirëson dukjen dhe ndihmon në shprehjen stilistike
Jashtëzakonisht të shumëanshme, shmaitë mund të mbahen në pafund mënyra dhe përshtaten me stile e raste të ndryshme, nga ato të përditshmet deri tek ato formale.
Freskojnë pamjen tuaj, japin shkëlqim pa nevojën për ndryshime të mëdha. Përshtaten lehtësisht me stile të ndryshme, duke i bërë ideale për çdo shprehje mode, nga vintage deri te moderne.
Janë perfekte për çdo stinë. Gjatë dimrit shtojnë ngrohtësi, ndërsa në pranverë dhe verë e pasurojnë vizualisht kombinimin, madje mund të mbahen edhe mbi supe nëse janë më të mëdha në dimension.
Shmaitë mbi kapelë
Një mikrotrend që duket jashtëzakonisht elegant me vetëm dy copë që ndoshta i keni tashmë. Magjia e mikrotrendëve qëndron pikërisht në kombinimet e papritura, si ky rast ku lidhni shaminë mbi një kapelë, transmeton Telegrafi.
I përshtatet gjithçkaje
Shamitë e zgjedhura me kujdes mund të shtojnë një dozë luksi dhe elegance në garderobën tuaj, edhe nëse pjesa tjetër është e thjeshtë. Një dizajn i pasur porcelani blu e bardhë në shami dhe një bluzë e bardhë e bëjnë këtë kombinim një copë kryesore.
Si zbukurim dhe për flokët
Shamitë mund të përdoren si shirita për flokët ose turbane. Ato sjellin ngjyra në çdo kombinim, janë praktike dhe mbajnë flokët në vend gjatë ditëve të nxehta të verës.
Pavarësisht stilit apo rastit, patjetër do të gjeni mënyrën për ta përfshirë shaminë në pamjen tuaj të përditshme. Mund ta vendosni rreth qafës, në vend të një byzylyku, apo si zbukurim në çantë.