Shkencë & Teknologji

SHBA i refuzon vizën ish-komisionerit të BE-së, Thierry Breton

Departamenti Amerikan i Shtetit ka mohuar vizën për pesë persona, mes tyre ish-komisionerin e BE-së Thierry Breton, duke i akuzuar për përpjekje për të ushtruar censurë ndaj platformave amerikane të rrjeteve sociale.

Sipas Uashingtonit, Breton konsiderohet një nga arkitektët kryesorë të Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA), ligj që ka shkaktuar reagime të forta nga konservatorët amerikanë.

Breton e quajti vendimin “gjueti shtrigash”, ndërsa ndalimi i vizave përfshin edhe drejtues të disa OJQ-ve europiane të lidhura me luftën kundër dezinformimit. SHBA thekson se masat synojnë mbrojtjen e fjalës së lirë dhe sovranitetit amerikan.

/tiranapost