Lajme

SHBA, tërmet me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter në brigjet e Oregon

Një tërmet i fortë me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 13:15 të së mërkurës (me orën lokale ) në zonën detare në brigjet e Oregonit në SHBA, siç njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Epiqendra e tërmetit ndodhet 279 kilometra në perëndim të qytetit të Bandon dhe thellësia fokale llogaritet në rreth 10 kilometra.
Autoritetet theksuan se nuk ka rrezik për cunami.