Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është përfshirë në një incident të pazakontë në ambientet e Kuvendit, pasi në pamjet e publikuara nga Report Tv shihet duke u larguar me vrap nga salla me një dokument të klasifikuar që lidhet me marrëveshjen ushtarake Shqipëri-SHBA, e futur në rendin e ditës me procedurë urgjente.
Në video dallohet momenti kur Shehaj merr dokumentin në duar dhe largohet me shpejtësi, ndërsa sekretarja e Kuvendit vihet menjëherë në ndjekje të tij, duke i bërë thirrje të ndalojë.
NEWS Tragjedi në këtë vend, 227 të vdekur nga shembja e një miniere, mes tyre fëmijëGjatë përpjekjes për ta arritur, sekretarja zbret me nxitim shkallët dhe rrëzohet, por ngrihet menjëherë për të vijuar ndjekjen.
Pamjet kanë tërhequr vëmendje në rrjetet sociale për shkak të skenës së pazakontë, ku ndjekja zhvillohet me shpejtësi në korridoret e Kuvendit.
Sipas pretendimeve të ngritura në tekstin shoqërues të videos, Shehaj është larguar me dokumentin jashtë sallës, ndërsa vetë ai ka deklaruar se dokumenti i takonte atij.
