Mesditën e së dielës është shembur një pjesë e rrugës në kryeqytet. Zyrtarët komunal thënë se arsyet ende nuk dihen. Ndërsa, shembja e rrugës ka bërë që një pjesë e kryeqytetit të mbesin pa ujë e rrymë.
Shiritat e sigurisë janë vendosur.
Kjo pasi mesditën e së dielës në rrugën “Don Shtjefën Kurti” ndodhi një ngjarje e pazakontë.
Këtu u shembë e tërë rruga, duke krijuar këtë pamje.
Kjo në vendngjarje, nxori menjëherë organet e rendit.
E këtu të dielën, u panë edhe udhëheqësit komunal.
Sipas Drejtorit për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ende nuk dihet shkaktari.
“Jemi duke shikuar rastin se cilat janë pasojat, shkaku dhe pasojat. Shkaku ende nuk dihet i cili është, pra të gjitha ekipet kujdestare dhe emergjente janë në vendin e ngjarjes duke vlerësuar së pari situatën se cili është shkaku i kësaj shembje të rrugës. Inspektorët e ndërtimit janë në vendin e ngjarjes, policia është këtu, ekipet e KEDS-it, ujësjellësit, drejtorisë për siguri dhe emergjenca”, tha Fushtica.
Tutje Fushica shtoi se pronari i ndërtesës është thirrur në polici për t’u intervistuar lidhur me këtë rast.
“Policia është duke marrë masat e saja ligjore për pronarin e objektit në stacionin policor që të intervistohet dhe do të pyetet ndoshta edhe për rast penal, pra shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, por këto janë çështje që do t’i shikojë policia dhe prokuroria”, tha ai.
Kjo gjendje e krijuar, bëri që disa zona në kryeqytet të mbesin pa ujë të pijshëm.
E disa të tjera, edhe pa energji elektrike.
