Një tragjedi është shënuar në shtetin amerikan të Maryland në Shtetet e Bashkuara. Ura 2.57 km e gjatë, Francis Scott Key në Baltimore, u shemb në orët e para të së martës pasi një anije e madhe kontejner u përplas me të.
Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Baltimores ka konfirmuar se shembja e urës së Baltimores është një “ngjarje me shumë viktima”, raporton BBC.
Autoritetet lokale e përshkruan ngjarjen si një incident me pasoja fatale, dhe thanë se një operacion i madh kërkimi po zhvillohet në lumë.
/tiranapost