Shembja e dheut në rrugën “Malush Kosova” ka shkaktuar dëme edhe në infrastrukturën e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Prishtina, duke dëmtuar gypin.
Kjo ka bërë që në disa rrugë të ketë ndërprerje të ujit deri në sanimin e gypit ka njoftuar kompania.
Për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit, furnizimi me ujë është ndërprerë në rrugët e mëposhtme, deri në sanimin e gypit: rruga “Mehmet Shpendi” rruga” Bislim Islami” rruga” Don Stjefan Kurti”, rruga” Kiri” rruga” Agim Prodani”, rruga “Ymer Bytyqi”, rruga” Visar Thaqi”./teve1.info/
