Lajme

Shembja e dheut në Veternik lë pa energji elektrike një pjesë në kryeqytet

Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT ka bërë të ditur se shembja e dheut në rrugën “Malush Kosova” në Veternik ka shkaktuar dëme edhe në rrjetin elektrik.
Si pasojë një pjesë e një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga NS Prishtina 6 kanë mbetur pa energji elektrike.

“KOSTT njofton qytetarët se, si pasojë e shembjes së dheut në lagjen Veternik në Prishtinë dhe dëmtimeve të shkaktuara në infrastrukturë, është prekur edhe rrjeti transmetues në nivelin 110 kV. Si rezultat i kësaj situate, një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga NS Prishtina 6 kanë mbetur pa energji elektrike. Ekipet e KOSTT-it, në koordinim me KEDS, janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike. KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët e afektuar”, ka njoftuar KOSTT.

Shembja e dheut në këtë rrugë ka dëmtuar edhe gypin e ujësjellësit duke bërë që disa rrugë të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm ka njoftuar “KRU Prishtina”./teve1.info/

Shembja e dheut dëmton gypin, këto zona mbesin pa ujë në kryeqytet

Të Ngjashme