ShowBizzz

“Shemi le të fluturojë në qiell me korin e engjëjve”

Vdekja e Shemsi Krasniqit – Shemit, e ka mërzitur tej mase edhe artistin Shefqet Hoxha – Shekin, i cili në “Kosova today” e kujtoi artistin si të hareshëm dhe energjik.

Ai tha se ende nuk po mund ta besojë se Shemi ka ikur nga kjo botë.

Moneytizer Paragrafi 2

“Nuk po mundem me besu, s’po me hyn në kokë që është i ndjerë. Shemi ka qenë i hareshëm dhe i këndshëm. Ai më ka dashur shumë. Shemi ka qenë atraktiv si i ri, si miq asnjëherë nuk kemi qenë të huaj, kemi qenë shumë miq të mirë dhe na ka lidhur rok & rolli i moçëm. Shemi le të fluturojë në qiell me korin e engjëjve dhe le të këndojë kudo që shpirti shkon”, u shpreh Sheki, njofton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, Sheki tha se emblema e Shemit përgjithmonë do të mbetet hiti “Xhamadani vija vija”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ai bëri nam me atë këngë”, tha artisti.



ks

Të Ngjashme