Horoskopi

Shenjat e horoskopit që do t’i shihni gjithmonë me teknologjinë më të fundit

Në një botë ku teknologjia zhvillohet më hapa të shpejtë, të jesh i përdituësuar me pajisjet më të fundit është goxha e rëndësishme. Nga shtëpitë e zgjuara e deri tek fashion dhe lifestyle, mundësitë janë të pafundme. 

Por a e dini se cilat nga shenjat e horoskopit janë ata që do t’i shihni gjithmonë me pajisjen më të fundit?

Dashi – Pionerët e Eksplorimit 

Të famshëm për shpirtin e tyre aventurier, kjo shenjë zjarri do të jetë gjithmonë në një hap me novacionin. Ndaj dhe është shumë e zakonshme t’i shohësh që janë ndër të parët që përqafojnë zgjidhje alternative dhe teknologjike. Nëse e sheh me telefonin e fundit, dije që është një Dash. 

Binjakët – Mendje kurioze 

Planeti i tyre është Mërkuri, planeti i komunikimit, ndaj dhe kurioziteti vjen natyrshëm. Kjo shenjë ajri arrin që të përshtatet me botën që ndryshon, qoftë kjo edhe në fushën e teknologjisë. Nëse je në dyshim a është Binjak personi që ke përballë, pyete se cili është zbulimi më i ri në teknologji, dhe përgatitu për një leksion të gjatë për nanobioteknologjinë. 

Virgjëresha – Detajet bëjnë ndryshimin 

Në ka persona më të fiksuar ndaj detajit ato janë Virgjëreshat. Kjo shenjë toke analizon çdo gjë para se të bëjë blerjet. Duke nisur nga procesorët apo hapësira e memories së një kompjuteri, nëse doni të ndryshoni laptop-in tuaj, pyesni një Virgjëreshë. 

Ujori – Vizionarët e teknologjisë

Të gjithë e dimë tanimë që Ujori është vizionari i horoskopit, dhe u vjen natyrshëm që të tërhiqen drejt teknologjive më të reja. Por ka një veçanti që i bënë të ndryshëm nga shenjat e tjera, Ujori eksentrik gjithmonë zgjedh teknologjinë më “forward-thinking” e cila vjen si alternativë e diçkaje tradicionale dhe ‘outdated’. Ndaj dhe me shumë mundësi Ujorët janë ata që për t’u shkëputur nga veprime tradicionale e të vjetëruara si pirja e cigares, gjejnë e përqafojnë alternativa si pajisjet me ngrohje. Dijeni që Ujori, një duhanpirës që zgjodhi të kalonte në alternativa më të mira, do të jetë personi që do ta keni me IQOS ILUMA në dorë dhe që ju shpjegon në detaje teknologjinë dhe faktet shkencore pas kësaj pajisjeje.