LifeStyle

Shenjat e horoskopit që e ‘zhdukin’ ish-in nga jeta e tyre

Ndarja është e vështirë dhe të gjithë kanë mënyra të ndryshme për ta kaluar këtë fazë në jetë

Disa preferojnë të largohen nga një marrëdhënie ngadalë, duke mbajtur kontakte të rregullta me ish-partnerin/en, ndërsa të tjerë shkëputen direkt.

Kjo sjellje duket se është e shkruar në yje, ndaj tri shenjat që janë drastike në këtë aspekt duke shkëputur çdo raport me ish-in e kanë prirje këtë si qasje.

Dashi

Dashi udhëhiqet nga planeti Mars, i cili është i fortë dhe i sigurt, kështu që kur vendos për diçka, zakonisht nuk mendohet gjatë për pasojat.

Kjo është arsyeja se pse kur bëhet fjalë për ndarjet, mungesa e kontaktit me një ish mund të jetë opsioni i preferuar për ta. Këto shenja impulsive mund t’i ndërpresë gjërat shpejt nëse mendon se nuk po funksionojnë në mënyrën e duhur dhe zakonisht nuk kanë shumë durim për partnerët nuk duan t’i mbyllin gjërat shpejt apo duan t’i zvarrisin ato, shkruan Bustle.

Akrepi

Akrepi është shenja e ndjeshme e Ujit, që do të thotë se personat që i përkasin kësaj shenje, shpesh i përjetojnë gjërat thellë dhe priren të ndërtojnë lidhje të forta emocionale. Pikërisht kjo është arsyeja pse bllokimi i raporteve me një ish është shpesh mënyra se si ata zgjedhin të lëvizin nga një marrëdhënie.

Akrepat janë gjithashtu shenja fikse të horoskopit, kështu që ata janë tepër besnikë kur angazhohen në një marrëdhënie dashurie. Por, nëse ata mendojnë se besimi i tyre është tradhtuar ose zemra e tyre rrezikon të thyhet, ata mund të kalojnë nga një person që fal ngrohtësi, në një personalitet të akullt sa hap e mbyll sytë.

Bricjapi

Të lindurit e kësaj shenje priren të jenë praktikë dhe të përgjegjshëm, por njëherësh ata janë edhe shumë pragmatikë. Asgjë nuk i shqetëson më shumë se sa fakti se kur ndjejnë se po humbasin kohën ose energjinë e tyre për diçka që nuk është në planet afatgjata, ata thjesht tërhiqen.

Pra, nëse një Bricjap nuk e ka në mendje për t’u rikthyer te një ish, ndarja për ta është zgjidhja dhe bllokimi i çdo hapësirë për ish-in është mënyra e duhur se si ata e vazhdojnë jetën e tyre.