Adoleshenca nuk është e lehtë për askënd. Edhe gurët e dinë këtë. Megjithatë, ka disa shenja që janë më të qeta si personazhe dhe e kalojnë atë me pak probleme dhe ka të tjera që vërtet i dalin jashtë kontrollit dhe janë të vështira për t’u menaxhuar. Zakonisht, pikërisht ngaqë kanë këtë natyrë shpërthyese, futen në telashe dhe u shkaktojnë edhe më shumë telashe prindërve. Le të shohim pak më poshtë për cilat tre shenja bëhet fjalë dhe sigurisht t’i analizojmë ato:
DASHI
Dashi është një rebel i lindur. Që në barkun e nënës së tij ai është reaktiv, shkelmon, nuk rehatohet kurrë dhe me nxitim për të dalë në botë. Ai është një person që dëshiron të bëjë gjithmonë gjërat e tij dhe nuk u bindet rregullave dhe detyrimeve. Ai është impulsiv, nervoz, agresiv, dëshiron të jetë udhëheqës i një grupi dhe mërzitet shumë lehtë me gjithçka rreth tij. Ai dëshiron ndryshim, merr rreziqe, është hiperaktiv dhe nuk mendon kurrë para se të veprojë. Të gjithë këta elementë i japin atij pozitën numër një në listën tonë përkatëse.
UJORI
Vazhdojmë te rebeli tjetër i zodiakut, Ujori. Kjo shenjë ka lindur për të shkuar kundër të gjithëve dhe gjithçkaje. A e thoni se është ditë? Ai do të thotë natë. A thoni kjo është e bardhë? Ai thotë është e zezë. Jo sepse ai ka të drejtë, por sepse ai dëshiron të dalë kundër jush. A i thua të studiojë për shembull? Ai do t’ju thotë se dëshiron të bëhet fermer. Ai ushqehet duke shkuar kundër prindërve, ligjeve, pushtetit. Ai gjithmonë dëshiron të bëjë një ndryshim, të mirë apo të keq. Nuk mund të jetë njësh me masën. Ai dëshiron të dalë në pah. Prandaj mund ta shihni duke i lyer flokët blu dhe duke i bërë flokët më ekstreme.
SHIGJETARI
I treti në listën tonë, Shigjetari. Dhe ne e vendosim atë të tretinn sepse ai është një kombinim i Dashit dhe Ujorit. Dy në një. Shigjetari në përgjithësi nuk dëgjon askënd në jetën e tij. Ai gjithmonë dëshiron të bëjë gjënë e tij. Ai dëshiron të ketë lirinë për të lëvizur si të dojë dhe të bëjë gjithçka që i vjen në mendje. Ai nuk mund të durojë të urdhërohet nga askush, qoftë prindi, mësuesi, etj. Si adoleshent, ai do të dëshirojë të udhëtojë për të parë botën. Vetëm…Pa prindër apo asnjë kujdestar. Në përgjithësi, mos prisni që një Shigjetar të japë llogari se ku shkon, çfarë bën, miqtë e tij etj.