LifeStyle

Shenjat e horoskopit të cilat në takimin e parë tërhiqen nga humori dhe inteligjenca

Nëse ju e pëlqeni dikë vetëm për pamjen dhe nuk arrini të luani me mendjen e tyre, dijeni se takimi nuk do të shkojë sipas planeve.

Shenjat e ajrit (aka Binjakët, Peshorja, Ujori) janë njerëz që për t’i fituar, duhet të fitoni mendjen e tyre së pari. Nëse nuk mund t’i tërhiqni me humorin dhe zgjuarsinë tuaj të mprehtë, dijeni se vërtet nuk keni asnjë shans me ta. Po, sigurisht që do të shikojnë edhe pamjen e jashtme të tjetrit, por nuk mjaftohen vetëm me kaq. Duhet të keni të gjithë paketën. Jini të bukur, por gjithashtu keni një sens të mrekullueshëm humori.

Thjesht do t’ju themi se shenjat e Ajrit shquhen për humorin e tyre, për zgjuarsinë dhe inteligjencën e tyre. Nuk durojnë dot të kenë pranë një person me të cilin nuk komunikojnë në këtë pjesë.

Peshorja ka një buzëqeshje në fytyrën e saj, ka zemrën e një fëmije të vogël dhe më e rëndësishmja, ka sens humori. Pak e çuditshme nganjëherë, por qëllimi i tyre është të bëjnë veten dhe të tjerët të qeshin, shkruan Astrology.gr.

Pra, nëse nuk keni sens humori dhe nuk e kuptoni të tijin, si prisni t’i dilni mirë? Peshorja dëshiron të jetë me dikë që ka mendje të mprehtë, bën shaka dhe sigurisht e bën të qeshë. Ky është një parakusht për të hyrë në një marrëdhënie.