LifeStyle

Shenjat e papritura të cilat zbulojnë që jeni inteligjent

Inteligjenca e gjithanshme është sistem i njerëzve emocionalë dhe logjikë, por edhe njëra ndër karakteristikat e njerëzve të mençur është që ata nuk humbin kohën e tyre në debate, grindje dhe në konflikte të përhershme me të tjerët. Njerëzit mund të jenë të bindur për inteligjencën e tyre, mirëpo nëse flasin më shumë se sa dëgjojnë, gjithmonë do të jenë në konflikt, nuk do të identifikohet puna e tyre në vendin e punës. Ja disa karakteristika e veçori të njerëzve të pasuksesshëm:

Gjithmonë në konflikt me të tjerët

Nëse vazhdimisht grindeni me kolegët, eprorët, miqtë dhe partnerin, është tregues i nevojave tuaja për t’u dëshmuar, përkatësisht shenjë e mungesës së vetëbesimit. Njerëzit inteligjentë shpejt mësojnë se në cilat “beteja” duhet ta shpenzojnë energjinë, si edhe ato në të cilat është e pakuptimtë.

Suksesi në punë

Nuk është se ju duhet të jeni drejtor kompanie për të matur inteligjencien tuaj, por të përfundoni projektet të cilat i keni filluar, të keni qëllime të qarta dhe të përvetësoni dije dhe shkathtësi të reja, thonë psikologët.

Bisedoni më shumë sesa dëgjoni

Psikologët thonë që pikërisht shkathtësia e dëgjimit është karakteristikë e rëndësishme e njerëzve të mençur. Ata dëgjojnë idetë e të tjerëve, dijet dhe kritikat, formojnë mendimin e vet për ta dhe mendojnë para se t’u qasen. Llomotitja mund të jetë sjellje e përkohshme, mirëpo është e keqe nëse bëhet karakteristikë.

Mendimet e të tjerëve

A kërkojnë këshilla të tjerët nga ju? A i respektojnë mendimet tuaja? A dëshirojnë të bisedojmë me ju për problemet apo dilemat e tyre? Këto janë disa nga pyetjet të cilat mund t’ju japin njohuri të mirë e sa janë të mençur. Ndonëse thuhet se nuk do të duhej të ngarkoheshim me të menduarit për të tjerët, mendimi i të afërmve gjithsesi duhet marrë në shqyrtim.

Nën presion të përhershëm

Njerëzit të cilët gjithmonë janë duke u ngutur, kanë humor dhe energji të ndryshueshme përfundimisht nuk janë të mençur në pikëpamje të organizmit. Edhe pse ndonjëherë ato gjëra varen nga rrethanat, kaosi i përhershëm është tregues i mungesës së inteligjencës jetësore, por fatmirësisht edhe në këtë faktor, si edhe në ata të mëparshmit, mund të punohet, theksojnë psikologët.