Lajme

Sherr brenda lokalit! Një vajzë plagoset me gotë në fytyrë

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ambientet e një lokali në Vlorë, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se si pasojë e sherrit, një vajzë është çarë me gotë në fytyre dhe një djalë ka marrë plagë në kokë, ku ka disa të çara.

TS Poll - Loading poll ...

Gjithashtu dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarje dhe po heton për shkakun e konfliktit.