Lajme

Sherr në banesë/ Shqiptari plagos në kokë djalin e partneres ukrainase, 19-vjeçari po mbronte nënën nga dh*na

ITALI
Një 46-vjeçar shqiptar qëlloi një të ri 19-vjeçar ukrainas, i cili po mbronte nënën e tij nga sulmi, duke e goditur me një plumb mes qafës dhe klavikulës.

Ngjarja ka ndodhur në Sassuolo, teksa 46-vjeçari shqiptar është arrestuar në flagrancë për tentativë vrasje nga karabinierët e kompanisë Rho dhe stacionit Novate Milanese.

46-vjeçari fillimisht ka rrahur gruan 39-vjeçare, më pas ka qëlluar djalin e saj, i cili ndërhyri për ta mbrojtur së bashku me disa shokë, duke e goditur me një plumb mes qafës dhe klavikulës.

Në kushte shumë të rënda djali u transportua me kodin e kuq në spitalin Niguarda në Milano ku mbërriti në gjendje shumë të rëndë për jetën. Pasditen e djeshme ai u shtrua në terapi intensive, jashtë rrezikut dhe në gjendje stabile, ndërsa mjekët po bënin vlerësimin e ekstubimit gjatë pasdites.

Arma e përdorur ishte vjedhur në vitin 2013 në Sassuolo. Në shtëpi u gjetën dhe 40 gëzhoja të gjitha të të njëjtit kalibër.