ShowBizzz

Sherri i Luizit me Dean, reagimi i Efit nuk duhet humbur

Kryefjala e mediave rozë ditën e sotme padyshim që ka qenë Luizi dhe Dea. Sherri i tyre virtual ka kapur faqet e para portaleve dhe sigurisht interesi është i madh.

Ofendimi i Luizit krijoi një mori reagimesh në rrjet, e pas tij reagoi edhe Dea në një postim në “instastory”, duke quajtur turp atë që Luizi bëri.

Lidhur me këtë s’kishte si të mungonte dhe reagimi i Efit. Teksa ka treguar se i është bashkuar platformës më të re oline “Threads”,  Efi shkruan se nuk do të flasë shumë se mund të bëjë edhe gabime, duke iu referuar kështu në mënyrë indirekte deklaratës së bërë nga Luizi mbrëmjen e djeshme.

“Erdha edhe unë. Çfarë të them tani? Se kur flet edhe shumë bën dhe gabime”, shkruan Efi.

Foto e marre nga instagrami i Efit
Foto e marre nga instagrami i Efit