Bota

Shfaqet me video pas arrestimit, Maduro

Pamje të shpërndara së fundmi në rrjetet sociale tregojnë momentin kur presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, futet në selinë e Agjencisë Amerikane Kundër Drogës (DEA), i shoqëruar nga dy agjentë federalë. Në video, Maduro duket i qetë dhe i buzëqeshur, ndërsa u drejtohet agjentëve me fjalët: “Mirëmbrëma, Gëzuar Vitin e Ri”.

Sipas burimeve amerikane, Maduro ka mbërritur në Nju Jork pasi u arrestua nga forcat e SHBA-së gjatë një operacioni të zhvilluar në bazën e tij ushtarake në Karakas. Ai u shoqërua me pranga në duar drejt selisë së DEA-s në Manhattan, ku u dorëzua zyrtarisht autoriteteve federale.

Autoritetet amerikane e akuzojnë Maduron për disa vepra të rënda penale, përfshirë komplot për narkoterrorizëm, import të kokainës në Shtetet e Bashkuara, prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, si edhe përdorim dhe posedim të armëve të rënda në kuadër të krimeve të drogës. Në listën e akuzave përfshihet edhe konfiskimi i pasurive të dyshuara si të përfituara nga aktivitetet kriminale.

Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta dhe kanë ndezur debat të fortë politik dhe juridik, si në Venezuelë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

/tiranapost

Të Ngjashme