Një djalë ka rrëfyer varësinë e tij me pornografinë, gjë e cila po e pengon atë që të fillojë një lidhje serioze.
Gjithashtu, ai tha se shikon me orë të tëra video erotike, derisa ka frikë t’ua tregojë këtë gjë vajzave me të cilat njoftohet.
Megjithatë, varësinë nga pornografia po e sheh si një problem serioz, derisa kërkoi një këshillë nga psikologia e “The Sun”, transmeton “Bota sot”.
Rrëfimi i plotë
Tani që jam gati të vendosem me një grua, më duhet të heq varësinë time nga pornografia.
Nuk mund ta shikoj me orë të tëra çdo ditë, siç bëj tani.
Unë jam 28 vjeç dhe kam parë pornografi që kur isha 15 vjeç. Të gjithë shokët e mi po ashtu, kështu që dukej normale.
Por pas një kohe, kuptova se shumica e tyre e shihnin herë pas here si të qeshur.
E shoh pothuajse çdo ditë, ndonjëherë për orë të tëra. Kur të tjerët shikojnë filma ose shkojnë në mediat sociale, unë shfletoj faqet pornografike.
Nuk më ka penguar të kem lidhje, por ia kam fshehur të dashurave.
Do të doja të njihja një grua dhe të merresha serioze, me synimin për martesë.
Por asnjë grua e mirë nuk do të duronte zakonin tim të shikimit dhe unë nuk dua të filloj një marrëdhënie me gënjeshtra.
Jam përpjekur të ndaloj por tërhiqem. Ju lutem ndihmë.
Përgjigja e psikologes: Është guxim nga ju të pranoni se keni një problem dhe doni të ndaloni.
Jeni të mençur të merrni ndihmë tani, përpara se të përfshiheni me dikë
Shikimi i tepërt i pornografisë dihet se ndikon në jetën dhe marrëdhëniet seksuale.